Zëri i Arsyes
Oazë e Frymës së Zgjimit dhe Përmirësimit

Fati i femrës shqiptare

8805980Femra shqiptare duhet të trajtohet pjesë e shoqërisë, përndryshe, të mos ndërtohen shtëpish familjesh, por spitale të neuropsikiatrisë! Edhe sot, spitalet tona janë të mbushura plotë me vajza të keqtrajtuara! Mjerim! 

Shkruan: Arlinda Topojani

Thërras për të drejta. Jo për liri, që cenon lirinë e tjetrit.

Si në çdo popull, edhe tek ne shqiptarët, mjerisht femra nuk ka zotëruar të drejtat, që i ka merituar. Ajo ishte e mallkuar në njëfarë mënyre! Jo nga Krijuesi, por nga krijesat. Krijuesi e nderoi, ndërsa krijesat e poshtëruan. Krijuesi e lartësoi, ndërsa krijesa e ofendoi. Krijuesi i dha të drejta, ndërsa krijesa ia fundosi në ferr.  

Njeriu pra shkaktues i këtij ferri kundër qenies së nderuar, gruas! Fatmirësisht, para se njerëzit – shqiptarët, të krijoheshin, u shpallë drejtësia hyjnore, nëpërmjet së cilës, përfundimisht u sqarua dhe u vendos drejtësia ndaj gjinisë femërore, po edhe u dëftuan padrejtësitë ndaj saj. Shpallja hyjnore ia riktheu të drejtat gruas, duke e lartësuar në vendin që e meriton, si zonjë – edukuese e njeriut. Pra, femra rifitoi të drejtat e saj, duke iu dhënë  e drejta e mendimit dhe veprimit. 

Duke i hedhur një vështrim realitetit të sotshëm të femrës shqiptare, do të shtrohej një pyetje vetvetiu: vallë, sa i qëndruan besnik gjinia e kundërt këtyre të drejtave, që iu siguruan prej Zotit të saj; vërtetë është dëshpëruese përgjigjja. Lënduese e zemrës. Para më se 14 shekujsh, gruas, nëpërmjet shpalljes hyjnore iu përcaktuan të drejtat, sigurisht, kush pasoi udhëzimin e drejtë, zbatoi parimet, respektoi dhe vlerësoi femrën ashtu siç e meriton; duke mos ia mohuar të drejtat dhe vlerat e saj.  

Por ç’është me ata, të cilët, ndoshta disa duke u shtirur si burra të mirë, e disa të tjerë mohues a harrestar të shpalljes dhe udhëzimit të drejtë, përbuzën dhe nëpërkëmbën misionin e gruas në jetë! Kështu, duke e mohuar gjysmën e shoqërisë, apo thënë ndryshe, duke injoruar faktin se, pikërisht edukimi i një familje, shoqërie, fshati a qyteti dhe më gjerë, i përket dhe është në varësi të gjinisë femërore! 

Ne jemi të rinj, mund të mos e dimë saktësisht të kaluarën, ama flet e sotshmja, si rrjedhojë e së kaluarës, se ndaj gruas, po, vazhdimisht është ushtruar terror e dhunë, duke ia mohuar madje të drejtën e bindjes, të mendimit e fjalës. Po thuajse çdo e drejtë. E madje edhe sot, vazhdon ende të ushtrohet dhunë e tmerr ndaj saj. Kjo është edhe shenjë e devijimit, të shmangies nga rruga e drejtë; supremaci mashkullore kundrejt gjinisë femërore, kryelartësi mashkullore!  

Femra shqiptare duhet të rrijë kokulur, nuk ka të drejtë të ushtrojë të drejtën e mbrojtjes, edhe kur asaj i mohohen vlerat më jetike; kur ndaj saj ushtrohet padrejtësi, duhet të heshtë dhe të bëhet e dëgjueshme, duke u thirrur në “karakterin” e pathyeshëm të shqiptarit! A thua vallë, a nuk i mjaftuan femrës shqiptare vuajtjet, mjerimi e presioni nga të huajt, po edhe brenda shoqërisë e familjes së vet, të vazhdojë kjo vuajtje, mjerim e presion?! Femra shqiptare duhet të trajtohet pjesë e shoqërisë, përndryshe, të mos ndërtohen shtëpish familjesh, por spitale të neuropsikiatrisë! Edhe sot, spitalet tona janë të mbushura plotë me vajza të keqtrajtuara! Meqë ra fjala. Mjerim!  

Ka zëra që thërrasin për vetëdijesim, në mbrojtje të të drejtave njerëzore, të secilit individ, por ato zëra sa janë duke e çuar pretendimin e tyre në vend, mbetet të shihet! 

Nuk është për t’u çuditur se, dikur gruaja përdorej si robëreshë, vetëm për të qenë në shërbim perfekt ndaj burrit, e sot, vetëm termi është ndërruar, duke e shndërruar në objekt ahengu e dëfrimi; duke mos qenë të ndërgjegjshëm se, edhe ajo është bij e dikujt, e motër e dikujt! Tmerr!

Jemi dëshmitarë të realiteteve të krijuara kohëve të fundit, disa tradita shqiptare, thirrëse në pastërti, moral e ndërgjegje, sikur janë zbehur, e kjo, është trishtuese, kur ndodhë (kjo zbehje) brenda një kohe mjaft të shkurtër. E ne edhe dyshojmë për një të nesërme të pastër e të virtytshme për gruan shqiptare, po vazhdoi avazi i rrënimit të vlerave të shoqërisë shqiptare.  

Thërras për të drejta. Jo për liri, që cenon lirinë e tjetrit, e as tolerancë të pakufishme. Sepse liria e tepruar, toleranca e pakufishme, vet njeriu i ndërgjegjshëm nuk e pranon, sepse është në dëm të tij. Liria e mbikëqyrur! Jo liri që shfrenon, si për burrin ashtu edhe për gruan. Përndryshe, vetëm çka e rritë shkallën e shfrenimit; degjenerimit. Këtë e themi, pasi, në shoqërinë tonë vërehet qartë ndjekja e modelit të një kulture të huaj, e cila veçse është duke u shfajësuar prej tij; në vendëse të përfitohet prej të mirave, ndiqet e keqja. 

Nuk mund të ketë të ardhme të sigurt, e jam skeptike për këtë, kur një shoqëri heq dorë prej identitetit të vet, e jeton duke mohuar vlerat e veta. Ne jemi shqiptarë, dhe duhet të krenohemi me traditat e pastra, që na i lanë trashëgim të parët tanë. 

Sot po shihet se ç’po ndodhë, e për të nesërmen, jam plot shpresë për ato femra që e kanë kuptuar drejtë e plotësisht qëllimin dhe misionin e tyre në jetë,  se vërtetë do të jenë themeli për një shoqëri të shëndoshë; shoqëri që di të ruajë e të kultivojë vlera e virtyte. Duke ruajtur identitetin, ruajmë vlerat; me mburrje e krenari që jemi femra. Shqiptare,  e kjo aspak nuk më vret! Ky është realiteti dhe fati im!

About these ads

5 Përgjigje to “Fati i femrës shqiptare”

  1. Esselamu alejkum!
    Moter Arlinda, te pergezoj per kete shkrim; inshaAllah behesh shembelltyre e penes, qe flet Islam dhe Shqip per motrat tjera muslimane.
    Ne shkrimin tend ndjej dhembshurine, dashurine, respektin, por edhe lot e vaj! Allahu na meshirofte, na falte, e na udhezofte!
    Allahu te shperblefte, ta shtofte dijen, mos ndalo, shkruaj e shprehu, per kete sot kemi nevoje me se tepërmi; te nxjerrim ate qe mendojme e ndjejme.
    Le te jehoje zeri i Paster i zemres se paster Islame!
    Vesselamu alejkum,
    Vellai yt ne Islam, Avniu

  2. Allahu te shperblefte per shkrimin. Vertete fati i femres shqiptare eshte jo i mire…

  3. Femra shqiptare po e merr fatin ne duart e veta dita dites dhe besoj se do ta merr vendin dhe rolin e saj ne boten bashkohore.

  4. Eshte e vertete se femra shqiptare ende shtypet, te kene meshire gjinia e kunderte!

  5. Selam alejkum moter e dashur!
    Allahu te shperblefte me te mira per kete shkrim te bukur!
    I pershendes te gjitha motrat dhe vellezerite muslimane ane e mbane botes.


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: