Zëri i Arsyes
Oazë e Frymës së Zgjimit dhe Përmirësimit

Rinia në krizë!

2684335151_f0ee605742Ta ndërrojmë programin e jetës që na është sulmuar prej shumë viruseve. Të instalojmë programe antiviruse!

Shkruan: Faton Zharku

Leximi dëmton rëndë budallallëkun.

Rinia sot po jeton në një zbrazëti shpirtërore. Ajo ka energji, por po e shpenzon kot. Sheh rini pa të ardhme. Bëjnë jetë të çastit, leje më të sot për sot – që thonë disa. Kanë pak moral, flasin shumë, e asgjë s’thonë. Edhe ato fjalë që flasin, i kane: sharje, mallkime, hajgare etj. Pra, aq sa dinë, flasin. Shkojnë në shkollë, sikur duke shkuar në dasmë. Bile në dasmë, njerëzit dërgojnë dhurata. Me një fletore në xhep, të gjitha lëndët i përzien. Shqip, matematikë, biologji e kimi etj., i bën meshavinë – si thoshin përpara tek ne. Ashtu si i kanë të përziera lëndët, ashtu edhe trurin e kanë të ngatërruar. Secila lëndë duhet ta ketë një fletore. Të mos flasim për libra. Ato janë mjete të “luksit”! Çanta nuk marrin me veti. Kjo për është një kategori të nxënësve. Disa marrin çanta, po nuk mbajnë libra e fletore. Ata marrin mjete të ftohta, për t’i qëruar hesapet në mes veti.

Shkolla duhet të jetë arena ku duhet të ballafaqohen dijet me argumente. Shkollat duhet të pastrohen nga këto mbeturina. Policia duhet të jetë më vigjilente në këtë drejtim. Duhet të krijohet një siguri e brendshme nëpër shkolla. Rrugaçëve STOP, duhet t’ju thuhet nëpër oborret shkollore.

Vajzat. Shkollën nuk e llogarisin si vend të arsimimit dhe edukimit. Për ta, shkolla është një mundësi për largim nga shtëpia. Shkollat sot kanë filluar të marrin rolin e vendeve ku bëhet sfilat, ku secila vajzë shtyhet me tjetrën se, cila po e ka fustanin më të shkurtër, cila po ekspozon lakuriqësinë më shumë; disa të tjera kush po koloritë fytyrën më mire etj.. Çantat e vajzave: librave, fletoreve e lapsave po ia zënë vendin shminkat.

Fenomeni që është shumë brengosës është dashuria e fëmijëve! Po, po e fëmijëve. Të bën të qash e të qeshësh kjo situatë. Sheh të rinj e të reja duke i shprehur ndjenjat ndaj njëri-tjetrit. Çudi kjo e madhe. A thua ku është defekti?! Në këtë drejtim nuk qëndrojnë hiç më mirë as prindërit e tyre. Sot rrjeti kabllor, e ka shtuar sasinë e serialeve amerikano-latine. Prindërit dhe fëmijët i shikojnë këto seriale bashkë, ashtu siç mblidhen njerëzit afër shporetit në kohë të ftohta. Pra, fëmijët janë pasqyrë e prindërve. Sëmundja është shumë e rëndë. Shoqëria jonë shqiptare ka defekt në “motor”.

Sa më shumë të shtohen kafiterit, aq më shumë rritet niveli i papunësisë. Njerëzit duhet të gëzohen kur fillojnë të mbyllen kafiteritë! Ata që zgjohen në mëngjesë, shkojnë në punë, nuk kanë mundësi të shkojnë në kafiteri. Pra, kafiteritë janë simbol i papunësisë tek ne. Aty ku konsumohet alkooli me të madhe. S’ka bereqet, aty ku vjen era alkool.

Organizohen “party”. Thirrje për shfrenim. Thirrje për amoralitet. Thirrje për anarki. “Hajdeni në party!”, bëhen njoftimet. Llojlloj këngëtari vjen, i bëjnë të çmenden të rinjtë e të rejat. Mesazhet e këngëve bëjnë thirrje për çdo gjë, vetëm për mirë jo.

Disa tema u shfaqen. U identifikua diagnoza. Sëmundja do shëruar! Çdo gjë është krijuat në çift. Pra, ka sëmundje, ka edhe ilaç. Rinia duhet t’i kthehet leximit, mësimit studimit. T’i largohet rrugës. Ta fillojë me kuptua jetën. Pse jemi krijuar dhe a kemi përgjegjësi para Zotit?

Vajzat duhet të kenë preokupim dijen dhe edukimin, e jo trendin e modës! Prindërit t’ia bëjnë “block” serialeve. Fëmijët të mos kujtojnë për dashuri, po për lodra dhe libra. Për ta dashuria, është mollë e ndaluar! Edhe nëse shkohet në kafiteri kur zgjidhje tjetër s’ka, pse të mos zhvillohen biseda për jetën, për punë të dobishme, e jo për krime. Në vend se të shkohet në “party” për të vrarë kohën, pse të mos shkohet në ndonjë kurs të gjuhëve të huaja, të informatikës etj., duke ruajtur kohën të ndërtohet e nesërmja?

Ta ndërrojmë programin e jetës që na është sulmuar prej shumë viruseve. Të instalojmë programe antiviruse!

Porosia e parë për ju lexues është: Leximi dëmton rëndë budallallëkun!

Pra, filloni të lexoni. Dhe vetëm të lexon: ky është hapi i parë drejtë suksesit!

O Zot! Na bëj që të përfitojmë dije të dobishme! Amin!

2 Përgjigje to “Rinia në krizë!”

  1. Me emer te Allahut, te Gjithemeshirshmit, Meshireplotit.

    Falenderimet dhe lavderimet i takojne Allahut, ndersa paqja dhe bekimi te Derguarit te Allahut, Muhammedit (s.a.v.s.), familjes se tij, shokeve te tij, dhe ndaj gjithe atyre qe pasojne udhezimin e tij deri ne Diten e Ringjalljes.

    Esselamu alejkum Faton!
    Letra dhe njoftimi per hapjen e faqes suaj personale me forcoi edhe me teper bindjen se, njerezit kane shumecka per te thene e per te shprehur; dhe, gjithnje me ka provokuar (mos)arsyeja qe shtyn njerezit te mbyllen ne vetvete e te mos shprehen ashtu si mendojne a ndjejne. Ja pra, ti ia dole ta thyesh kete mur, mur i cuditshem, dhe e hape zemren ndaj te tjereve; shprehe ate qe te ngacmon e te provokon, e i the: mjaft me hezitimit, kam gjuhe e mendje, e dua ta komunikoj boten time te brendshme me te tjeret.

    Ky eshte hapi i pare drejt permiresimit; ti duke shkruar, s’ka rendesi po qeve i bindur plotesisht ne ate qe thua apo pjeserisht, rendesi ka qe njeriu ta luftoj vetveten, dhe njeriu nuk mund ta provoj vetveten, nese eshte e formuar apo jo, ne rruge te permiresimit apo te ngecjes, vecse duke e komunikuar boten e vet te brendshme me zerin qe shkruhet, e pastaj me tere qenien e vet ta lexoj e veshtroj.

    Hap drejt njohjes se vetvetes! Duke shkruar e duke u shprehur, te njejten kohe permiresohet vetvetja, gjendja, pastaj duke e reflektuar ate tek te tjeret, nxitet modeli i ndryshimit dhe permiresimit.

    Keto jane thjesht mendime qe tani me gufuan prej ndergjegjes sime, mund te mos jem plotesisht i sigurt ne ate qe thashe, ama per nje gje jam plotesisht i sigurt: gjuha e mendja jane per te komunikuar.

    Inshallah, fillim i mbare,
    Allahu i Madherishem ju forcofte!
    Vesselamu alejkum,
    Avni Tafili

  2. Jo pse nuk ia ke qelluar realitetit, por ata qe posedojne dukuri negative nese ju shkon mendja me lexu e per ma shume…këta qe janë aktiv apo kanë shprehi leximin besoj se vetëm se posedojnë vlera edukuese.

    ALLAHU E DI MË SË MIRI


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: