Zëri i Arsyes
Oazë e Frymës së Zgjimit dhe Përmirësimit

Libri dhe leximi – mall i huaj për ne!

libri_leximiNë shtëpitë tona mund të gjesh shumëçka. Por libra, pakçka! Mjerim!

Shkruan: Faton Zharku

Të mbjellim lexim, që të korrim sukses.

Leximi është bërë mall i huaj për ne. Të gjithë nuk harrojnë të ushqehen, të shuajnë etjen dhe gjëra tjera fiziologjike, mirëpo thuajse askujt nuk i shkon mendja të lexojë. I plotësojmë dëshirat për stomak, për trupin tonë duke blerë gardërobë që është hap me kohën, po libri është bërë mall që po edhe ta lësh në rrugë, askush nuk e merr mundin ta lexojë. Edhe pse është pa pagese. Pra, FALAS.

Ne, fajësojmë të tjerët për prapambeturinë tonë, edhe pse vet i kemi fajet. Një popull apo një njeri që nuk bënë planprogram që së paku një orë të lexojë; së paku një libër, revistë, artikull etj., atëherë çka mund të pritet prej atij populli?! Është shkruar dhe është folur se dija është fuqi. Këtë duhet ta besojmë. Leximi është një element që e dallon njeriun prej botës së paintelekt; bimëve, shtazëve… E pse të biemë në atë gjendje!

Në kohërat e mëhershme, popujt janë krenuar në mes tyre me sasinë e librave që kishin në bibliotekat e tyre. Sot, nuk është më kjo në modë. I ka dalë ngjyra. Krenari sot është se kush e ka automjetin më të mirë, kush ka para më shumë, kush më i fuqishëm në pasuri etj., e shumë…kush, kush…

Por, librit të bindemi se, kurrë nuk do t’i humbet vlera. E ndoshta do ta kuptojmë këtë, ama pasi të na ikë koha!

Në shtëpitë tona mund të gjesh shumëçka. Por jo libra. Edhe nëse i kemi, ato i ka mbuluar pluhuri i harresës! Na i kanë lënë ata që kanë lexuar më parë. Në shekullin 21-të populli ynë, të jetë një masë e madhe analfabet, që nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë është jo për t’u vajtuar! Ky është një  mjerim kulturor!

Libri dhe leximi për trurin tonë duhet të jetë si buka dhe uji për trupin tonë. Fjala kulturë do të thotë: të mbjellësh, të kultivosh.

Të mbjellim lexim, që të korrim sukses. Libri të jetë prioritet në jetën tonë, është nevojë urgjente. Libri dhe leximi janë stoli për një njeri.

Lexo ishte fjala e parë. Të tjerat pastaj shkojnë për mrekulli.

4 Përgjigje to “Libri dhe leximi – mall i huaj për ne!”

  1. Elhamdulilah,elhamdulilah

    Shpesh here kur i kam lexuar komentet tua në “http://www.atafili.wordpress.com” dhe kam pyetur veten, pse nuk ke edhe ti ndonje web, ku mund ta paraqesësh atë që ndjen për aktualitetin, Islamin, rinine e shumçka, ngase si çdo njeri edhe ti ke një mënyrë të qartë komunikimi.

    Ti shpesh e komplimentoje vëllaun Avni për penën e tij plot stil, mos ke dert edhe ti ke një penë,por ka shumë ngjyra.

    ALLAHU GJITHVE NA DHUROFTË DITURI DHE VULLNET PËR LEXIM, VËRTETË IA KISHE QËLLUAR NË KËTË SHKRIM.

  2. Allahu jua shperblefte mundin te gjitheve qe kane publikuar keto tema, shume shume te nje rendesie te veçante.

  3. Faton,
    All-llahu te shperblefte per mundin qe ben, te shtofte diturinedhe te begatofte me te mira!
    Me pelqeu, ishte mesazh qe cdo njeri duhet te marr leximin si nje domosdoshmeri te jetes se tij, e jo si nje “Panorame’ apo “kartoline’ te huazuar nga te tjeret!

  4. Vërtetë e qëlluar! Allahu të shpërbleftë me të mirat e kësaj dhe botës tjetër!
    Besoj se kjo lutje ka kuptim më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës se çdo kompliment që mund të bëhet.
    Nga motra juaj në Islam.


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: