Zëri i Arsyes
Oazë e Frymës së Zgjimit dhe Përmirësimit

Mendoja se…

768678Kur thërrisnit për drejtësi, fytyra më shndriste prej gëzimit, e mezi prisja t’jua kumtoja se, edhe bota ime thërret në drejtësi, eja bashkohemi për të mirën e njerëzimit.

Shkruan: Avni Tafili

Tokën, sistemi që thërret në çlirim të popujve duke robëruar, po ma refuzon.

Prisja, duke ëndërruar se, ditë më të mira po vinë për popullin tim, për njerëzit e mi, për njerëzimin në përgjithësi, posi një fëmijë kur lozë me një lodër, duke e ushqyer ëndrrën e vet,  me imagjinatën e vet jeton… Ëndërroja se, një vijë e hollë na e ndan vizionin dhe të ardhmen, por, ja, që njerëzit s’qenkan bashkuar ende, për të synuar një të ardhme të ndritshme; jo të gjithë vepruakan për lumturinë dhe qetësinë, jo, paskam ëndërruar…

Mendoja se, njerëzit mendojnë, e duke menduar të mirën synojnë. Sistemet ndërroheshin, e unë duke menduar se, njerëzit po synojnë të mirën e njerëzisë, e një ditë do të takoheshim tek vija, e t’ia dëshironim njëri-tjetrit paqen, e do të bëheshim të arsyeshëm e të ndërgjegjshëm, e t’ia shtrinim dorën të drejtit, të pastërit; kush në dorën e tij është zgjidhja, është përgjigjja për të ardhme të ndritshme për shoqërinë njerëzore.

Shpresoja, se, rënia e të kaluarës, do të ishte mësim për të sotshmen, njerëzit do të mësonin nga errësira e sistemit të së kaluarës, e të ndërgjegjësoheshin, e të hapeshin dyert e gjuhës që kuptohet, të hapeshin zemrat e të rrëfehej e vërteta, e vërteta çka ndjehet në kraharorë, por jo, ndodhi e kundërta, njerëzit edhe më tepër u mbyllën, sepse prijësit e tyre ua mësuan sistemin e së kaluarës, por me petkun e ri, që quajmë çlirim.

Fjala “çlirim” thellë më bëri të mendoj, a thua, po vjen koha kur vërtetë njerëzit do të çliroheshin? Pyesja, ndërsa duke ëndërruar takimin në vijën që ndante botën time prej botës së tjetrit. U zhgënjeva, e po zhgënjehem, se një ditë do të vijë ndonjë njeri me një gjuhë, ndryshe, të hapur, që do ma shtrinte dorën e mirëkuptimit; të ndante me mua kuptimin e jetës, e të më dëgjonte se edhe bota ime ka një mënyrë të të folurit, që kurrë ju s’e latë t’i dëgjohej zëri. Ju keni dëgjuar për ne, por s’keni dëgjuar prej neve.

Po ëndërroja, por ëndrrat po duan t’i varrosin në tokën e mbushur plot gjak, plot dhunë, plot urrejtje e armiqësi. Kush do gjakun të derdhet, kush do dhunën të prek të pafajshmit, kush do urrejtjen të mbillet në zemrat e fëmijëve, e të pastërve, kush e do armiqësinë. Tokën, sistemi që thërret në çlirim të popujve duke robëruar, po ma refuzon. Unë mendoj, thërras, ndërsa ti më lufton. E pse ti atëherë për paqe më flet!

E dija, por bëhesha sikur s’e dija, duke shpresuar…Kur thërrisnit për drejtësi, fytyra më shndriste prej gëzimit, e mezi prisja t’jua kumtoja se, edhe bota ime thërret në drejtësi, eja bashkohemi për të mirën e njerëzimit. S’shkonte pak, errësohej, ndryshonte, hynin dredhitë; ah politika!, pëshpëritja. Politika, kush është më i forti, thosha! Sa keq, në vend se të uroja, e të thosha lum për ne, po lind një gjeneratë e re! Drejtësia, njerëzimi ka të drejtë të vendos, të shprehet e të besojë, por kur shoh sesi cenohen të drejtat, nëpërkëmbët dinjiteti i qenies njerëzore; uh, çfarë sëkëlldie!

Ëndërroja, se, njerëzit që lexojnë, kuptojnë, dhe bëhen miqësorë, e të dashur, e kur hapen kufijtë mes popujve, afrohen njerëzit, dhe ndërtohen ura të komunikimit! Sa shumë këto ura i kam ëndërruar! E sot, këto ura, të ndërtuara po, ama mbi gjakun e të pafajshmëve. Jo, ky s’është çlirim, por është shtim i urrejtjes dhe armiqësisë. Ç’faj kanë njerëzit, pse ata nuk të duan? Nuk e duan mendimin tënd. Pse ta duan, kur ti çdoherë nën ta tokën po ua gropon.

Mendoja se, po valonte, po printe një zë që thërriste në drejtësi, në paqe, në tolerancë , e kur shihja si njerëzit e botës sime, thërrisnin, doja t’u jepja edhe frymën time, vetëm të dëshmohej, në çka thërret bota ime!

Unë jam musliman! Unë mendoj. A vetëm sistematalët kanë të menduar, kanë të ndijuar, kanë të kuptuar, kanë botë, ndërsa unë jo?  Ata ishin instrumentalët! Unë e dua lirinë, siç ti, unë e dua paqen, siç ti, unë e dua bashkëjetesën, siç ti, unë e dua besimin tim, siç ti. Unë e dua dhe thërras në të, e jam i urdhëruar të të thërras për paqe, mirëkuptim e tolerancë, por jam i penguar të të vras pse ti mendon e beson ndryshe; e pse ti më vret? Pse ti ma detyron mënyrën e jetesës? A kështu të ka mësuar partia? Ajo s’qenka parti e të drejtës, e paqes, por qenka e dhunës dhe tmerrit!

Zoti im ka shpallur drejtësinë, urdhëresë! Butësi e dashamirësi!

2 Përgjigje to “Mendoja se…”

  1. All-llahu ka fuqi, neve na nevoitet vetem bindja dhe vepra. All-llahu te forcofte vella, ti vetem vazhdo, All-llahu e ke dhe roberit e Tij te sinqerte.
    Selam

  2. Es-selamu Alejkum We Rahmetullahi We Bereketuhu !


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: