Zëri i Arsyes
Oazë e Frymës së Zgjimit dhe Përmirësimit

“E pastër si loti”

55905035345

Njerëzit, jo vendi. Të jetojë vendi, njerëzit të pinë ujë te deti – Vendi.

Shkruan: Avni Tafili

Ti hedh duke ecur në urë, kur hedh, prishet ura. Vendi, ku sundon njeri, vend i rrethuar me kodra e male, pa rrugë e ura. Udhë e detyruar. Ti flet, duhet të dëgjohesh, ndryshe flet pena e letra. Kur besa jepet, shpina kthehet, njeriut duke iu nënshtruar. Puno për vend, vendi punon për ty. Kush është vendi, je ti. Për kë punon vendi, për veti. Vetja, n’gjeti’ . Për vendin e gojës, “ia vlen” të jepet nderi.

Vendi që ndërton, me interes, mbi kurrizin e njeriut të ndjerë! Ti ke vend, prandaj në rrugë del! Ti s’je në shkollë e as në fabrikë, por je në rrugë duke bërtitë. Ndërmarrje, s’ka ndërmarrje, të dyja, fytyra të së njëjtës pare. Ju punoni “me” ne,  ne punojmë “për” ju, mbi të tjerët le të bijë çatia.

Drejtësi njerëzore; siguri e vendit, kush rren e mashtron, e “po ndërton” vend, është vendas me ven’. E ndjek ligji, kur ti, vendi, alarmon, karrigen lëkundë. Ej, çfarë pret, eja, atje ku turma mblidhet, të flasim e bërtasim, të ardhmen ta ndreqim; njerëzit e vendit s’po dëgjojnë, premtimet po thyen  e s’durohet më. Ja, turma, me parulla në dorë “poshtë kodra e mali!”, shqip, le ta merr vesh e tërë bota.

Njerëzit e vendit, mendojnë, dinë të gjykojnë. Ju jeni zgjedhur, ne t’ju respektojmë. Kush kundër jush mendon, kur zërin ngreh, trazohet vendi; shkunden interesat, lëshohet një zë: heshtni, se, na e mori vendin lumi. Klithje, gjumin të pastrehëve ua prishi; eh ç’është kjo zhurmë, ëndrrën e bukur ma prishi! I strehuari njeriu i vendit, në gjumë, kur zgjohet, miqtë thërret, kush kundër meje u bë; mirëbesimi e keqbesimi, barasvlera të vendit; stil i njerëzve të vendit.

Parulla! Kujt i kumtohet. Gjuhë e panjohur. Njerëz tinëzarë! Nën sofër mbajnë premtimet, se po e mori vesh  filani, prishet plani. Disa dalin në rrugë, të gjithë pranë njëri-tjetrit, me parulla mbi kokë po bëjnë namin! Pasuria e siguria, shoqëri e shpërndarë, kur biejnë në gjumë, vendi prehet e njerëzit e vendit dehen.

Të drejta e përgjegjësish; e para burokraci e dyta, pa mbaruar fjala. Ke kryer përgjegjësitë ndaj  vendit? Faturoni, ndryshe jua kyçim edhe kokën; a punon a s’punon, fabrikat janë shit, për t’i ikur skllavërisë. Ne vend po ndërtojmë, edhe me jetë kushtoftë. Rinia bredhë rrugëve, në shkolla mësohet moda. Ne ju sigurojmë, kemi rini të shëndoshë.

Kujdes, të këqijtë na sulmuan; kultura e lindjes e kultura e perëndimit, tek ne janë takuar, në tavolinë janë përlarë, e preku s’e preku, u tha u bë. Heshtje, e ardhmja po na pret, derisa të mbarojmë këtë muhabet. Cingla-Mingla, rroftë vendi, populli s’ka ku të vejë.

Një Përgjigje to ““E pastër si loti””

  1. Thirrje për nxitje ndaj kësaj pene me ngjyrë të pa sosur.


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: