Zëri i Arsyes
Oazë e Frymës së Zgjimit dhe Përmirësimit

Pastrimi i shpirtit nga veset

3069119221_d5f6369196_mNjerëzit, sot më shumë po ruhen nga të ligat e njëri-tjetrit, se sa kanë frikë nga egërsirat! 

Shkruan: Faton Zharku 

Ndryshoje një shprehi të keqe me një të mirë. 

Mendjet që janë të “ngrira”, nuk mundesh të përfitosh asgjë prej tyre. Ka disa njerëz që frikohen të mendojnë. Nga mendjet e mbyllura me “ kapak”, nuk mund dalin veçse ide të mykura. “Hape mendjen tënde” është një porosi që bëhet nëpër mediume, bile ndoshta keni pasur rastin që t’i shihni edhe si logo në bluza, të shkruara “Open your mind”. Sot, ose kurrë na nevojiten mendjet e tilla. Nuk është thënë kotë: Mendja është dhuratë e Zotit. Përdorimi i saj është mrekulli. Pra, mos u frikësoni të mendoni. Filloje këtë proces tani! 

Natyra e njerëzve të sodit në shoqërinë tonë është se, ato kanë një “mal” paragjykimesh. Fillojnë të mendojnë për njerëzit, pra edhe të gabojnë në mendim, sepse nuk kanë fakte. Inati personal që kanë ndaj dikujt, bëhet bazë helmuese në mendjen e tij. Gjithçka flet ai për atë person, krejt fjalët i ka me dozë “të helmit”. Gjërat nuk janë siç duken nga jashtë, por çka ka brenda tyre. Një shtëpi e fasaduar mundet të të befasojë nga jashtë për nga bukuria, mirëpo ajo nga brendia e saj, të bën që të urresh të rrish qoftë edhe vetëm për pak çaste! 

Mosbesimi ndaj njëri-tjetrit nuk është shenjë e mirë. Njerëzit, sot më shumë po ruhen nga të ligat e njëri-tjetrit, se sa kanë frikë nga egërsirat. Të brengosë fakti pse e tërë kjo ndjenje mosbesimi. A thua jemi larguar nga cilësitë njerëzore apo çka?! Edhe kur na flet dikush, e shikojmë paksa me dyshim. Flasim me “maska” më njëri tjetrin. Këtu shihet edhe pse shoqërohemi me dikë, pa e grisur atë maskë nuk ka sinqeritet në atë bisedë. 

Dëshirat e njeriut për të mira materiale, e bëjnë atë që për një makiato, të shoqërohet me dikë që ndoshta nuk ka shumë për qejfi atë njeri. Egoizmi apo dëshira për të pasur më shumë, e benë njeriun që si thonë në popull: “E bën syrin e pangopshëm.” Shumë pak njerëzit po duhen sinqerisht! “Sa pata pula dhe çurana, pata shokë pata jarana; Kur ikën pulat e çuranat ikën shokët ikën jaranat”. Kjo s’do koment. 

Paraja i ka dy “fytyra”. Njëra ta ndreq jetën, tjetra të shkatërron atë. Krejt varet se cilën anë e përdorë. Dikur njerëzit adhuronin diellin, hënën, statujat etj., ndërsa sot, adhurohen sportistët, këngëtarët, etj. Po sot edhe paraja po adhurohet. Sot, bëhen vrasje, luftëra vetëm për një qëllim: se si të arrijnë tek paraja. Po të bënin gara njerëzit për të adhuruar Zotin, të gjithëve do t’u mjaftonte për çdo gjë. Po, edhe për parat e “ shkreta” qe nuk janë veç se letër. 

Porosia për praktike: Ndryshoje një shprehi të keqe me një të mirë.

Shembull: Mos i dëgjo pëshpëritjet e djallit, por dëgjo ëmbëlsinë e urdhrave të Zotit.

Një Përgjigje to “Pastrimi i shpirtit nga veset”

  1. Na mundësoftë All-llahu të jemi vetëm se rob të Allahut e asnjëherë rob të parasë.


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: