Zëri i Arsyes
Oazë e Frymës së Zgjimit dhe Përmirësimit

Flijim…, jo materializëm

5645645Kërkoj ndjesë! Është ditë Gëzimi për muslimanët e devotshëm! U gëzofshi me Xhennetet e Allahut, inshaAllah!

Shkruan: Avni Tafili

Dita e Dëshmimit të Bindjes, jo i Mishit.

Meqë, jemi në ditët e Sakrificës, dëshmisë së Bindjes, afrisë me Zotin tonë, do shkruaj pak, sadopak, rreth flijimit; kurbanit. Kurban, shprehje e adhurimit që bëhet ndaj Zotit me qëllim afrimin me Të, qoftë duke agjëruar, bërë namaz, në dhënien e Zekatit; por edhe kur theret sakrificë. Sakrifica, ushqim i shëndoshë e i pastër, duke kujtuar dhuntitë e Krijuesit, ushqehesh dhe ushqen; kujton e përkujton, mëson e përmirëson.

Dita e Sakrificës, jo ditë kur hahet mishi, e as dita Ed’hasë, nuk është ditë e Mishit, e as ditë e Mensës. E hiç më pak ditë e Terjes dhe Grumbullimit të mishit. Robërit e Zotit, janë krenar kur rrinë të uritur. Shpirtin e kanë ngirë, e nuk di të ngopet, kur në adhurim ndaj Zotit të tyre prehen e kënaqen. E kush ha mish, le të hajë, por kush ha, mendon se është duke marrë shpërblim, le t’i ndryshojë llogaritë. E meqë u përmend “llogaria”, ditën e Llogarisë s’do dilet i gëzuar me barqe të mbushura e me trupa të mëdhenj, por me zemra të shëndosha, gëzimin e plot ndjen!

Zemra! E vogla zemër, copë mishi, muskul, pompues gjaku. E rëndojnë në drekën e Festës. Po festojnë ditën e Bajramit. Bajram, fjalë e huaj, si vetë fjala “festë”. E festën e Bajramit, hiç e më hiç. Kurban Bajram, materializim i Islamit! Gëzuar Kurban Bajramin – çka thotë ky njeri! Kë gëzove? Shpërndave ushqim nevojtarëve? Pajtove të afërmit? T’u forcua bindja në Zotin tënd? Dëshmove bindjen e bujarinë? Më mirë thuaj, o Zot më fal, e të faltë, sesa gëzuar e u gëzofsha. Gëzohesh me dorën e shtrënguar? Apo me familjen e paudhëzuar? Apo me fqinjin që të ka prish murin e Shtëpisë? Apo me rininë që feston “koktej” në rrugë?

Materializimi i Bindjes! Bindja nuk pëshpëritet, por me zemër në guri gërryhet kur shkruhet! E shkruan dora e vepra, jo gjuha e lëvizja e Kokës. Ti zgjohesh, për të shkuar në Xhami, për të festuar, e jo për të falënderuar! Festa është për besimtarë, jo për hajlazë. Hajmedet! Mirë, të paktën, jepi syve ujë; sa për mall, le të shijojnë freskinë e ujit, se ti, kur Islamin e materializon, e veç në festa, kinse Islamin praktikon, sytë ka tharë; epshi i barkut tënd!

Bëhesh sikur flijon, madje edhe Zotin e përmend; e kur thirresh Zotin ta adhurosh, fillon e kundërshton, polemizon e arsyeton… Materialist! Edhe vetë këtë e kundërshton; ama je materialist. Sheh, por sheh njerëz me tesha, nuk sheh njerëz nëse kanë zemra, apo cunga. Si i udhëzuari si i humburi, për materialistin janë njësojë, kur ti ecë në rrugë vështron e dëgjon, a luajti interesi; biznesi i Dunjasë, vend i ulët e i poshtër, sot për nesër, të mos ishe materialist, ti ndryshe do të ishe, jeton për bark e për trup, ke harruar se gjithçka vdes, përveç Zotit, që të krijoi!

Sheh brinjë, mish e lëkurë! Hajmedet!

Mësim, në kulturat pagane, flijoheshin njerëzit për të sjellë fat të mirë, apo për t’iu afruar idhujve, a për t’u pajtuar, sipas idhujtarisë së tyre, me natyrën e egër. Errësira e një mendjeje njerëzore! Zemër e materializuar, peng i paganizmit. Edhe sot, në njëfarë mënyre a tjetër, shfaqen dukuri të trashëgimisë pagane, kur një kategori njerëzish i shndërrojnë disa njerëz të tjerë idole të tyre, duke sakrifikuar kurrizin e tyre në nënshtrim ndaj tyre, edhe pse edhe vetë ata që i përkulen idhujve të tyre, e dinë se ata – idolet e tyre, as vetes së tyre s’mund t’u sjellin ndonjë dobi. Hajmedet! Kur idolet e tyre nuk flasin, nuk shohin e as nuk dëgjojnë. Fotografi njerëzish në muret e shtëpisë!

Islami është fe e pastërtisë. Nuk pranon idhujtarinë. Thërret të mos adhurohet askush përveç Zotit që krijoi, – i  Cili jep jetë dhe merr, Allahut të Madhërishëm. Fton në natyrshmëri të pastër. Kur flijohet një sakrificë, gjaku nuk ruhet në ena të sigurta, e as brirët nuk adhurohen, e as mishi nuk shenjtërohet, por theret, duke kujtuar e falënderuar, menduar e respektuar; për të adhuruar vetëm Zotin, e jo krijesën njeri.

Kjo ditë Madhështore ka shumë për të thënë. Por, për të mos u zgjatur, është edhe një qortim, që të mos sakrifikohet njeriu por kafsha; kafsha, dhunti për njeriun. Dhe, njeriu të mos ushqejë virtyte të kafshës. Kurban, afrim. Duke respektuar urdhrin e Zotit, kujton mirësinë dhe mëshirën e Tij.

Edhe pse gjaku, kur derdhet të jep ndjesi të ftohtë; ama gjaku i njeriut kur nxehet, nuk dallon në është njeri apo kafshë. Me humbjen e maturisë, shuhet virtyti i njerëzisë.

Besimtari flijon, kafshën, jo njeriun. Forcon lidhjen me bujari. Jo mishi, po njeriu.

Thuaj: E besoj All-llahun, e pastaj vazhdo me ngulm (në këtë). – Hadith.

2 Përgjigje to “Flijim…, jo materializëm”

  1. Sa më gëzon kjo festë edhe më shumë më vret ngase i kujtoj fëmijët, vëllezërit, motrat, nënat, baballarët, gjyshërit, stërgjyshër palestinez.
    A thua vallë a kanë pritur apo ditur sesi festohet? Jo, se ata i kanë gjakuar,plagosur e lënduar, ata i kanë vrarë dhe ëndrrat e tyre ua kanë varrosur thellë në tokë!

    Pse? Sepse ata dëshirojnë të ruajnë identitetin e tyre.
    Ata nuk sulmojnë, por vetëm se mbrohen nga të sulmuarit.
    Ata…ata…ata…

    Por ne ç’bëjmë për ta, a privohemi ndonjëherë nga gjumi e të lusim All-llahun për ta, t’burgosurit,t’sëmurit….
    …apo jemi mirë dhe s’i kujtojmë fare, apo s’kemi nevojë ne për mëshirën e All-llahut, sepse mëshirove në tokë të mëshiron Ai në qiell, lutu sepse luten shumëfish melaiket për ty…

    Mos kurse vetën se jemi të gjithë që kemi me shiju amshim.

  2. Krejt anen tjeter dhe te vertete te medaljes e ka pasqyruar ne kete shkrim autori. Pra krejt festat tona bre po i bejme falls. Tu mendue se jeni tu i shkue per peri Islamit. Jane kriju shume bindje te gabuara rreth shume gjerave. Pra duhet te thyhen “IDHUJT E AZERIT”. Dikush duhet te behet pasues i Ibrahimit. Duhet t’i thyej traditat e keqija tek ne.

    Per sqarim: Idhujt ne kete rast simbolizojne traditat e keqija.


Lini një koment