Zëri i Arsyes
Oazë e Frymës së Zgjimit dhe Përmirësimit

Risitë tek ne!

898090Nuk bëhesh intelektual nëse blen një gazetë ditore. Nuk bëhesh intelektual nëse vishesh me kostum dhe kravatë. Intelektual bëhesh duke lexuar libra të dobishëm dhe duke provuar guximin që të kundërshtosh të ligat…

Shkruan: Faton Zharku

Sot secili po e këqyrë interesin e vet. Hallin e tjetrit nuk e ka dert hiç.

Humori pa “kripë”. Thonë se humori është mjetë për të çrrënjosur shumë dukuri negative tek shoqëritë e ndryshme. Tek ne humori bëhet për t’i mbushur xhepat me para të majme. Të bësh humor pa e gjetur mjetin e duhur kjo nuk është e drejtë. Përqeshin figurën e hoxhës, bëhet humor edhe me haxhiun plak, e me namazin që është falje e rregullt tek muslimanët etj. Aq poshtë kemi rënë ne si shoqëri, sa që bëhet tallje me çështjesh të shenjta. Kjo është marri. Kjo duhet të ndalet me ligj. Bëni humor. Po gjellës duhet hedhur kripë për t’u bërë e shijshme. Pra, mos e leni humorin pa “kripë”. Bëni humor por me kufij. Mos e teproni, se ju bënë zarar.

Filmi mesazh-prishës. Shumë filma që lëshohen në kanalet tona kanë efekte negative për ne si shoqëri. Filmat e sodit kanë përmbajtje që promovojnë dhe nxisin dhunën. Kemi filma që nxisin dhe reklamojnë skena të turpshme. Ka edhe filma që nuk thonë asgjë, por që janë të prodhuar thjesht për t’ua humbur kohën njerëzve. Është e dhimbshme si ndikojnë mesazhet e filmave në jetën tonë. Sheh rini që si identitet ka dhunën; sheh disa të rinj se si ndahen prej njëri-tjetrit duke i kopjuar seritë latino-amerikane. Sheh njerëz se si e kanë humbur moralin etj.. Fajet i kanë skenaristët (ata që i shkruajnë tekstet e filmave). Më së shumti fajet i kanë ata që ia thonë këtyre filmave po-në e madhe!  Jeta nuk është si në film. Shumë më ndryshe është ajo.

Intelektualët e rrejshëm. Vlerësimi që ia japim ne njerëzve është i gabueshëm. Nuk bëhesh intelektual nëse blen një gazetë ditore. Nuk bëhesh intelektual nëse vishesh me kostum dhe kravat. Intelektual bëhesh duke lexuar libra të dobishëm dhe duke provuar guximin që të kundërshtosh të ligat, që e kanë pllakosur shoqërinë tonë. Intelektuali që heshtë, ai bëhet pjesë e vetë të keqes. Intelektuali lexon, mendon, vepron. Ai frymon i gjallë. Shumë njerëz janë “të vdekur”, edhe nëse marrin frymë.

Egoizmi në modë. Përpara nuk kishin pas ditur njerëzit! E kishin ndarë kafshatën e bukës në mes veti. Shtëpia e fqinjit ka qenë si shtëpia jote. Paratë e fundit ua kanë dhënë të tjerëve, edhe pse veten e kanë lënë shumë keq. Pllaka e jetës u ndërrua! Sot secili po e këqyrë interesin e vet. Hallin e tjetrit nuk e ka dert hiç. Nuk mërzitet si i ka punët fqinji i vet… Jeton njeriu sot më izoluar se kurrë. Edhe atë të  mirë që e ka, s’ka me kë ta ndajë. Po thonë se është bërë jeta e mërzitshme. Egoistët apo ata që dëshirojnë vetëm për vete, kanë një sëmundje që duhet shëruar!  Bëje shprehi dhënien e të mirave të tjerëve, do ta shohësh se si shërohet egoizmi!

Musafir i padashur. Krejt kohën po e ndajmë në dy pjesë: si ka qenë përpara dhe si është sot. Familjarët janë gëzuar kur ka ardhur dikush i farefisit për vizitë. Sot ndodhë e kundërta: gëzohen kur musafiri shkon! Krejt prapthi po e bëjmë këtë jetë. Po thonë se ka ardhur kohë e keqe. Pse e fajësoni kohën! Sa ka pas jetë, gjithherë në kohë, ka rrezuar dielli, ka rënë shi dhe borë, ka mbajtur edhe nxehtë edhe ftohtë. Sa herë ka pas ditë dhe natë. Koha s’ka ndryshuar. Njerëzit po. Pra, jeta do të bëhet më e bukur, kur të hapet “dera” e zemrës dhe të gëzohet kur të na vijnë musafirët dhe të ndiejmë mërzi kur të largohen nga shtëpitë tona.

Ndryshimi për të mirë vije ngadalë. Ashtu siç lind dielli pas errësirës.

3 Përgjigje to “Risitë tek ne!”

  1. Zoti ju shperblefte per kete shkrim te shkelqyshem dhe per mundin qe po e bani per ta perhapë fjalen e mirë..

  2. Pershendetje, Faton edhe tjert qe po shkruajne po na kenaqni me shkrimet tuaja, po shpresojme per dite ma te mira per vendin dhe popullin tone. Zoti ju ndihmofte.

  3. Eshte per t’u vleresuar mendimi i shokut Faton Zharku, ne fund te fundit eshte nje realitet qe ne shqiptaret po e jetojm çdo dite, shpresoj qe te ndryshojne gjerat shpejt. Zoti ta shperbleft mundin.


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: