Zëri i Arsyes
Oazë e Frymës së Zgjimit dhe Përmirësimit

Helme të rrezikshme

9889797Ata, xhelozët e ziliqarët, nuk janë tjetër veçse si gjarpërinj të zinj, të cilët rrinë të gatshëm për të helmuar…!

Shkruan: Rabije Çallaku – Mamuti


Ruaje veten nga helmi: xhelozia e zilia.

Varfëri, thatësira, vërshime, tërmete. Plogështi, pesimizëm, nervozizëm, zili, xhelozi, inat. Vallë, pse gjithë këto? Përse ky egoizëm aq i madh, saqë secili vetëm për veten e vet mendon, e kurrë për të tjerët. Ku është ajo dashuri, ajo ndihmë që jepej dikur për njëri-tjetrin? Ku është, ku humbi?

Sa keq që ky egoizëm e kjo mendjemadhësi ndaj njëri-tjetrit na e ka nxënë frymën dhe nuk po na lë që të marrim frymë lirshëm, e të kënaqemi në oqeanin e mirësisë, dashurisë, mëshirës e solidaritetit.

Terr dhe vetëm terr! Kudo dhe ngado terr! Thuajse në çdo cep, kah do që të kthesh kokën nuk sheh gjë tjetër vetëm se terr, zi, mjegull. Çudi apo jo!

Egoizmi është një shëmti që edhe vetë njeriun e  dëmton, më së shumti bile. Na ka shtrënguar dhe nuk na lë që të çlirohemi, por çdo moment na e merr, pa i shijuar kënaqësitë e të mirave duke na cytë për shëmti dhe duke na udhëzuar që vetëm ne  të jemi kryesorë, vetëm ne  të kemi fjalën kryesore e të tjerëve aspak të mos u lihet hapësirë. E gjithë kjo është nga mendjemadhësia, e dihet se ku e ka vendin mendjemadhi. Allahu na ruajttë!

Ai nuk është i mirëpritur as në Dunja e as në Ahiret. Madje në Dunja jo vetëm nga te rriturit nuk është i mirëpritur, por edhe fëmija që ende nuk i ka kuptuar gjërat mirë, largohet dhe irritohet nga mendjemadhi. Po, e keni parë kur një i rritur mendjemadh i afrohet fëmijës për ta lakmuar, e përqafon, sesi  ai fëmijë largohet  pa e ditur shkakun?

Porse në mënyrë instiktive tërhiqet, sepse Allahu i ka dhënë ndjesinë që të jetë i bute e i ndritur dhe të dalloj këto cilësi edhe tek të tjerët, e mendjemadhi është i shëmtuar në sy të të sinqertëve, prandaj edhe fëmija tërhiqet nga ai sepse është i sinqertë ! Interesant me njeriun mendjemadh! Dëshiron të lavdërohet edhe për punët që nuk i ka kryer vet ai, Allahu në lidhje me këtë në Kur’an thotë:  “Dhe dëshirojnë të jenë të lavdëruar edhe për atë që nuk e punojnë.” – Kur’an, 3:118. Ai do të jetë ai dhe vetëm ai, e jo dikush tjetër.

Ai bartë me vete të gjitha cilësitë e këqija: bartë zilinë, mërinë, smirën, egoizmin! Ai në jetë as edhe një herë nuk është i qetë, sepse secila nga këto cilësi e ngacmon kohë pas kohe.

Është thënë: “Ziliqari s’është i qetë, ai është zullumqari i vetvetes, është armik që rri i mbështjellë me pëlhurë të mikut” Pastaj kanë thënë: “Sa e mirë e sa e drejtë është zilia, fillon me pronarin e saj e pastaj e mbytë po atë.” Vërtetë xhelozi e ziliqari është ai që e ndez furrën dhe hyn e piqet vetë në të. Allahu na ruajttë nga ziliqari e smirëkeqi!

Ata, xhelozët e ziliqarët, nuk janë tjetër veçse si gjarpërinj të zinj, të cilët rrinë të gatshëm për të helmuar, dhe që s’largojnë gjuhën nga trupi përderisa të mos e lëshojnë edhe pikën e fundit të helmit në një trup të pafajshëm. Kjo është një sëmundje që të prish dhe të bën prej të humburve e Allahu na ruajttë, që, të mos bëhemi prej tyre, e të mos biejmë në atë gjendje, por edhe të na largojë nga ky lloj njerëzish, sepse shumë lehtë edhe mund të helmohemi nga helmi i tyre i  rrezikshëm.

Lusim Allahun e Madhërishëm të mos jemi në këtë grup njerëzish, sepse nuk i përshtatet besimtarëve të sinqertë. Dashtë Allahu e të jemi robër të sinqertë, e të mos helmohemi nga ky lloj njerëzish, të cilët ndonëse edhe nuk ia kanë frikën as Allahut të Madhëruar, e lere më të tjerëve.

2 Përgjigje to “Helme të rrezikshme”

  1. Esselamu alejkum!
    MashaAllah moter Rabije, shkrim shume i dobishem! Allahu te dhasht hajrin edhe ma shume. Esselamu alejkum

  2. Esselamun alejkum!

    Moter Rabije, elhamdulilah qe kemi motra si ti me njohuri islame, qe na transmetoni argumente bashkangjitur me atë që ndjen dhe kështu del shkrim fenomenal si ky qe ke postuar.

    All-llahu nga mirësitë e Tij të shumta të dhashte çfarë ti do dhe te bëftë hajr, gjithashtu lus All-llahun që xheneti të jetë banimi yt në amshim.

    Esselamun alejkum, motra jote në islam.


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: