Zëri i Arsyes
Oazë e Frymës së Zgjimit dhe Përmirësimit

Ta shohim veten në “pasqyrë”!

66767571Kohën nëse nuk e shfrytëzon, ajo të “vret” ty…!

Shkruan: Faton Zharku

Sikur askush nuk e di pse kohën kot e çon.

Është bërë modë që t’i festojmë të gjitha festat e krejt popujve. Festohet, Nata e Shtrigave me qëllim që fëmijët tanë të djallëzohen sa më shpejtë! Për një njeri bëhet festimi në tri data të ndryshme. Festohen festat e fundvitit me qëllimin që sa më shumë të fitojnë tregtarët, biznesmenët etj. Askush nuk e di pse feston. Konsumohet alkooli me të madhe për “vit të ri”, thuajse ishte pija e preferuar dhe obliguar e Isa a.s.. Shpenzohet me të madhe, kurse Isa a.s. ishte modest dhe e urrente shfrenimin. Fundviti është momenti kur secili duhet t’i  bëjë llogaritë sa e si po i del bilanci: pozitivë a negativë. Fitër-Bajramin dhe Kurban-Bajramin askush nuk po na i feston prej jomuslimanëve. Mos i kemi borxh ne dikujt?!

“Vrasja e kohës”. Popujve të përparuar iu mungon koha për arritjen e qëllimeve të tyre. Koha nuk është një produkt që blihet. Po të ishte mall që del në treg, shqiptarët do të kishin zënë vendin e parë. Koha është produkt i kot për shoqërinë tonë! Të gjithë  kohën do ta kishim eksportuar për popujt që ia dinë vlerën kohës. Mundësia nuk ekziston për shitje kohe!

Fatkeqësi është për ne, kur i dëgjojmë disa kur thonë: po dalë pak me humbë kohë! Thonë se koha është para. Jo, koha është parajsë, për atë që e kupton. Kohën nëse nuk e shfrytëzon, ajo të “vret” ty. Kurrsesi e kundërta!

Fëmijët në rrugë . Hesapi është prishur. Të rriturit e fëmijët të gjithë i ke online në rrugë. Edhe ditën edhe natën ata “ pushtojnë” rrugët. Janë bërë si një “ armatë” që mundësia për tu inkuadruar në grupe mafioze është shumë e madhe. Prindërit tanë, si duket po kanë dëshirë që të lirohen nga përkujdesja ndaj fëmijëve të tyre. Për atë edhe nuk po dëshirojnë që ti kenë në shtëpi. Me rëndësi që të mos kenë përgjegjësi! Përderisa të mos forcohet lidhja dhe përkujdesja e prindërve ndaj fëmijëve nuk mund të ketë shpresë për një të ardhme më të mirë. Pasuria dhe fëmijët janë një sprovë për njeriun. Kur njeriu të bëjë menaxhimin e tyre sa më të mirë, ato bëhen stoli të kësaj bote.

Muzika “inspirim”. Këngët që po dëgjohen po e kanë efektin e vet shumë të madh negativë, sidomos tek rinia. Muzika dhe kënga është bërë pjesë e pandarë e rinisë sonë. Gjumi dikë nuk e zë pa ia kënduar “ninullat” ndonjë rep a rock grup etj.. deri tek tallava këngët! Tekstet e këngëve shumë shpejt vihen në praktikë. “Dëgjuam dhe respektuam” mesazhin e këngës. Sikur të ishte dëgjimi dhe respektimi për diçka të mirë, shumë larg përpara do të ishim ne si shoqëri. S’po e dimë pse fati nuk po është në anën tonë! Prirja jonë për të bërë të keqen, është përgjigja.

Frika e panevojshme. Disa njerëz i paragjykojnë të tjerët pse hynë në Shtëpitë ku bëhet adhurimi i Zotit. Kurse po të hynë dikush në vendet ku bëhet e keqja, askush nuk flet. Heshtja në këtë rast është rregull. Disi jemi mësuar me të keqen. Pllakat e trurit tonë i kemi ndërruar. Të mirës po i themi të keqe, të keqes po i themi e mire!

Edhe frika është e pranishme tek disa që këmbën nuk e vendosë në Shtëpi të Adhurimit. Ndoshta është i pranishëm vetëm kur vdekja e thërret. Njeriun ai e injoron. Frika e panevojshme lind si pasojë e paragjykimeve. Njeriu është armik i asaj që nuk e njeh. Njihni të vërtetën, se e vërteta do t’ju bëjë të lirë!

Shiko veten në pasqyrë! Në çka kohën po e kalon dhe ç’dite po feston!

3 Përgjigje to “Ta shohim veten në “pasqyrë”!”

  1. ESSELAM ALEJKUM!

    Allahu te shperblefte qe te pakten me shkrime mundohesh t’i ftosh njerezit ne hajr, na ka zene nje gjume qe s’ka kush na zgjon. Lus All-llahun te na i freskojë zemrat e ta kuptojme te gjithe pse jetojme.

  2. Mashallah, paskemi motra qe mundohen te kontribuojne, edhe ky shkrim qenka me kuptim te gjere.

  3. Faton,
    Ne ditet e sotme, e zeza po quhet e bardhe, intriga po quhet moral, luksi po quhet nevoje, dhe humbja e kohes po quhet pasuri!
    Te pershendet miku


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: