Zëri i Arsyes
Oazë e Frymës së Zgjimit dhe Përmirësimit

├ Këndi i Poezisë

Zë i thurur Islam

Arlinda Topojani


Vdekja vjen shpejtë!

U linde një foshnje si një letër e bardhë,
Nëntë muaj, nëna të mbajti në bark.
U linde e pastër pa mëkate,
Nuk kishe brenga e as halle,
Me një të qarë kujdesje fitoje,
Por as për këtë ti nuk pagoje.
E kjo kohë shumë shpejtë kalon,
Sfida fillon me fillimin në shkollë.
Zemrën e t’riut frika e kaplon,
I thua vetes, problemet si t’i tejkaloj.
Ashtu kështu mbarojnë edhe ato,
Tani t’pret në vepër t’i zbatosh.
E si t’ia fillosh me veten do thuash,
E nuk e ke ditur se kështu e ka puna.
Me vuajtje e mundim e ka edhe jeta,
E shumë shpejtë po t’vikka vdekja.


Si ta pres Bajramin!
Diçka nuk ma lë zemrën rehat,
Tek fëmijët e përvuajtur mendjen e kam.
KurbanBajrami po afrohet,
Sa fëmijë të pafajshëm po varrosen.
Si të gëzohem në këtë festë,
Gjaku i muslimanëve po shkon rrëke.
Nuk mund ta kuptoj këtë botë.
Nënat besimtare torturohen e vriten,
E ne themi u çliruam.
Vuajtjen tona nuk na u shuan.
Gjersa e tërë bota islame t’jetë e gëzuar,
Gjithë të buzëqeshur me kremtua.


Musliman jemi, por qysh jemi!
Musliman thua dhe them jam,
E kur pyetesh e pyetem për Islam,
Nuk di çka thua e çka them.
E dimë se një Zot ekziston,
Por më tutje nuk mund të dijë.
Kur njeriu nuk di për rrënjët e veta,
Nuk mund të flitet për më lartë.
Kur fillona biseda tutje të nxitet,
Menjëherë ndërhyn ndonjë “trim”,
Sa për islam as mos më pyet as s’të pyes,
Nuk ia vlen të ndryshohet kuvendi.
Kështu t’vjetrit e të rinjtë mendojnë e thonë,
Shpresojnë se me një fjalë goje se do shpëtojnë,
Jo vallah, s’ka shpëtim pa pendim.
Kohës bëja pra një organizim,
24 orë i ke në diskonim,
Të mjaftojnë në jetë të përparosh.
Urdhrat e Allahut denjësisht t’i praktikosh,
I gatshëm që në parajsë të shkosh,
Të dashurit e Profetët e Zotit aty t’i takosh,
Nurin e Allahut atje ta shikosh.


Islami, fe e vërtetë
Jam e lumtur dhe krenare,
Që Islami është fe përfundimtare.
Jetën anash nuk duhet lënë,
Kështu i Dërguari i Zotit ka thënë.
S’jetoj dhe veproj për karrierë,
S’më nevojitet pozita pa sinqeritet,
Dua zemrën time Islami t’ma frymëzoj,
Në çdo anë të Botës kudo që shkoj.
E dua familjen, shoqërinë e jetën,
Mbi të gjitha, Zotin tim.
E vërteta se Allahun e dua,
I Cili meriton të duhet pa u ndalur.
Në një të afërt a të largët,
Të gjithë e gjithçka do të lë pas,
Shpresoj të më presin melaiket përgëzuese në Ahiret,
Të shijoj aromën që më parë s’e shijova,
Të përjetoj parajsën, tërë jetën e ëndërrova.


E drejta e gruas dhe 8 marsi
Me zbritjen e Kur’anit,
Femra të drejtën e fitoj,
Të respektohet e të çmohet,
Të vlerësohet e të shkollohet.
Me Islam u lartësua,
Sa mashkulli u gradua,
Respekt ndaj njëri-tjetrit u urdhëruan.
Në ditët e sodit zakon është bërë,
“8 mars” të festojnë.
Nënave e grave lule t’u dhurojnë,
E s’kujtojnë se kjo “festë”,
Për Islamin tonë festë nuk është.
Pa logjikuar fare të tjerët në rrugë ndalin,
Të thonë e të pyesin,
Kur rastësisht hasin në një besimtare,
Dhe me mburrje atë grua pyesin,
Çfarë dite për ju sot është?
Ajo thotë për mua është ditë e rëndomtë.
A keni pranuar e dhuruar lule?
Jo se jam muslimane e nuk më duhet.
Të paktën nënën s’e keni gëzuar?
Nënat besimtare janë krenare,
Që fëmijët e tyre të udhëzuar janë,
Sa për ditë të tilla kemi gjatë tërë vitit,
365 ditë lule e gëzim në zemrat e nënave tona vejmë.
E kjo s’është vetëm një ditë në vit.
Ju njerëz që pyesni, fare pak mendoni,
Si s’keni sy të shihni e besimtarët t’i dalloni,
Të paktën në këto ditë tuaja t’i respektoni.


Çdo fillim ka mbarim
Jam një krijesë njerëzore,
Jetën dhe vdekjen s’i lë dot pas dore.
Jam e krijuar prej mishi e gjaku,
Brenda kam një zemër,
Që ka frikë e respekt Allahun.
Frikohet asaj dite,
Kur do të dalim në gjykim,
Të gjitha t’mirat e t’këqijat,
Kur do t’na dalin n’dritë.
Punët e dunjasë, mundohem t’i di,
Por nuk më shërbejnë në dhé kur unë të hy.
Më shpëtojnë veprat qe bëra për Allah,
Do të ndëshkohet për ato pas dore që ka lënë.
E këtë të gjithë duhet me ditë,
Se edhe jetës i vjen një mbarim.


Alkoolizmi
Ç’është alkooli, konsumuesit e tij a e dinë,
I dehë e i bënë për kurrkund hiç.
Një gjë që Zoti e ka ndaluar,
Në asnjë mënyrë s’duhet provuar.
I bën dëm vetes dhe familjes,
Trupi i njomë vyshket pa mëshirë,
E për të vjetrit fjalë mos t’bëjmë,
Ashtu kështu të vyshkur janë.
Duhet me mendua e logjikua,
Ç’dobi na bënë për me konsumua.
Të fik xhepin dhe ta shtjerr,
Një kafshatë buke fëmijëve mezi ua sjellë.
Gruaja e gjorë mezi jeton,
Nga mjerimi që fëmijët me harrna në shkollë i çon,
Me lot në sy mbrëmjen e pret,
Se s’ka n’sofër fëmijëve çka t’ju qet.
Vetjaku burrë i trentë,
N’kafene me mense t’nxehtë,
Kur të vjen në shtëpi në orë të vona,
Bëhet sikur të ishte pale kushi.
E kështu e ka e zezë rakia,
Ia sheh sherrin tërë shtëpia.
Andaj unë ju porosis,
Të largoheni nga kjo dukuri,
Përveç sherrit s’ka kurrfarë hajri,
Prej pasurisë t’çon n’varfëri,
Prej xhennetlie në xhehennemli.

3 Përgjigje to “├ Këndi i Poezisë”

  1. Allahu te shperblefte me te mirat e kesaj dhe botes tjeter moter e dashur, je shembull per mua dhe shume te tjera motra, me te vertete keto jane fjale te sinqerta dhe burojne nga zemra ime.

    Allahu te forcofte ne thirrje ne rruge te Tij. T’i hapte dyert e rrizkut e gjitha te mirat, e qe besa na e mundesofte Ai qe edhe ne te marrim pjese ne keto vepra te mira qe te pakten duke i lexuar te fitojme edhe ne shperblim.

    Esselamu alejkum, te dua per hir te Allahut

  2. Selamun alejkum
    Moter e dashur Allahu te dhurofte e te shtofte dituri e pasuri, se me te vertete je nje shembull per te gjithe ne motrat edhe vellezerit musliman.

    Une lexoj poezite dhe temat tua dhe me pelqejne jasht mase se me te vertete, ”fjalet qe burojne nga zemra shkojne ne zemer, e ato fjale qe burojne nga gjuha ato nuk arrine as deri tek veshet e lere me te kene dobi tek dikush”.

    Dashte Allahu e te vazhdosh keshtu gjate gjithe jetes tende duke bere davet e fjalet e tua inshaAllah do te kene dobi tek te gjithe qe nepermjet davetit tend te arrish deri ne piedestalin e larte, Xhennetul firdewsin, inshaAllah
    Te do me sinqeritet motra jote ne Islam, Ummu Dawudi

  3. HAMD ALLAHUT QE MA MUNDESOI T’I LEXOJ KETO VARGJE NGA MOTRA IME SHUM E DASHUR.
    NE MBROJTJEN E ALLAHUT QOFSHIN FEJA JOTE, BESA JOTE DHE PERFUNDIMI I PUNEVE TUAJA.TE FURNIZOFTE ALLAHU ME DEVOTSHMERI, T’I FALTË MEKATET E T’I LEHTESOFT PUNET, TA BEKOFTË PUNEN TENDE E TA SHTOFTË VULLNETIN.

    TE DO PER HIR TE ALLAHUT
    A.R SHKUP


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: